Mbytet ne ujerat e Shkumbinit 18-vjecari

16/07/2009 18:05

Nje 18-vjecar eshte mbytur sot pasdite ne ujerat e lumit Shkumbin, ndersa po argetohej me shoket e tij.

Sipas informacioneve 18-vjecari Ervis Prendi po lahej bashke me moshataret e tij, kur u zhyt ne ujerat e lumit per te dale i pajete prej andej.

Ngjarja ndodhi rreth ores 17:30 te pasdites, nderkohe mesohet se 18-vjecari ishte nga Lushnja.

Top Channel