Tifozi i vrare, tension ne Rome
15/07/2009 02:35
Momente tensioni ne Rome pas vendimit per vrasjen e tifozit Gabriele Sandri.
Dhjetra te rinj qe ishin mbledhur ne nje prej shesheve te kryeqytetit italian kane leshuar gure dhe shishe kunder nje kontigjenti te policise qe ishte duke kaluar.
Te njejtet persona pak me vone kane qelluar me gure stacionin e karabiniereve aty prane.
Sipas njoftimeve te mediave lokale, jane demtuar nje makine dhe nje motor i parkuar ne rruge.
Situata tani i eshte kthyer normalitetit.
Top Channel