Rama: Berisha po masakron vendin

15/07/2009 13:50

Kryetari i PS, Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha se po masakron vendin me vendimet e marra ne KRRTRSH per ndertimin e parkut energjitik ne Durres.

Ne nje konference per shtyp, Rama ka theksuar se PS do te vazhdoje te kerkoje leximin e votes se 28 qershorit, te cilen sipas tij Berisha po perpiqet ta pengoje.

“Berisha po therr brinje me brinje vendin me vendimet e KRRTRSH. Nderkohe qe PS kerkon leximin real te votes, Sali Berisha vazhdon te shkele gjithcka per qellime qe s’kane te bejne me te miren e shqiptareve, por vetem per interesa klanore. Berisha tregoi dje se e do pushtetin qe nuk ia dhane shqiptaret me 28 qershor per perfitime personale”, ka deklaruar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se tec-i me qymyr eshte nje veper qe kundershtohet nga qytetaret e Durresit dhe duke e cilesuar kryeministrin si “nje perbindesh”, ai ka nenvizuar se partia e tij do te perpiqet ta pengoje ate me te gjitha mjetet demokratike.

“Parku energjitik ne Durres eshte denoncuar si afere per sekserin serb, ndersa tec-in me qymyr populli i Durresit nuk e deshiron dhe ne do t’i mbrojme ata. Te gjithe e dine fare mire se kesisoj perbindshash nuk zgjidhen me ne Evrope dhe asgje qe ne Evropen e bashkuar nuk ndertohet me, nuk mund te ndertohet ne Shqiperi”, eshte shprehur Rama.

Ai ka shtuar me tej se PS nuk do t’i njohe zgjedhjet e 28 qershorit nese KQZ nuk do te marre parasysh kontestimet e saj ndaj nje “maskarade”, qe sipas tij po behet per interesat e familjes se kryeministrit.

“Ne nuk do t’i njohim zgjedhjet e 28 qershorit nese nuk merren parasysh kontestimet tona te pamohueshme. Ne do ndalim me cdo mjet demokratik kete maskarade qe behet per te pasuruar vetem nje familje te vetme”, ka shtuar Rama.

Top Channel