Meksike, 12 trupat e vdekur, te agjenteve federale

15/07/2009 09:55

12 trupat e gjetur te torturuar e me pas te vrare ne rrugen malore te shtetit meksikan te Micoakanit u perkasin agjenteve federale.

Zedhenesi i sigurise kombetare te shtetit, Alejandro Rubido tha se agjentet kishin rene pre e nje prite te ngritur nga anetaret e karteleve te droges.

Presidenti Felipe Kalderon ka premtuar angazhimin e tij kunder klaneve qe kontrollojne trafikun e narkotikeve dhe u ka bere thirrje forcave te policise qe te mos tremben nga dhuna.

Ai ka deklaruar se vala e sulmeve ndaj forcave te rendit eshte nje veprim i deshperuar i karteleve pas arrestimeve te lidereve kryesore te tyre.

Trupat e 11 burrave dhe e nje gruaje u gjeten me sy dhe duar te lidhura diten e hene ne qytetin La Huakana.

Dhuna ne shtetin e Micoakanit ka shperthyer pas goditjeve te njepasnjeshme qe policia dhe trupat ushtarake u kane bere karteleve te droges.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA