Meksike, zbulohen trupat e pajete te 12 personave

14/07/2009 10:15

Ekzekutimet mes klaneve te droges ne Meksike nuk njohin kufinj. 12 kufoma jane zbuluar nga policia ne ane te nje rruge ne shtetin e Micoakan.

Ne kete shtet ushtria eshte dislokuar prej disa kohesh per shkak te dhunes mes karteleve te droges, e cila ka terrorizuar banoret e Meksikes. Sipas te dhenave jo zyrtare, viktimat mendohet te jene 15, te gjithe me gjurme torturash ne trupat e tyre. Policia ben me dije se ekzekutimet mendohet te jene kryer per arsye hakmarrjeje mes anetareve te bandave.

Meksika eshte nje nga vendet me shkallen me te larte te kriminalitetit ne bote dhe ekzekutime te tilla jane mese te zakonshme per vendin e Amerikes Qendrore.  

 

Top Channel