Shperthim ne Fier, demtohet banesa private

12/07/2009 11:15

Nje shperthim ka tronditur paraditen e sotme nje banese private ne lagjen “15 Tetori” te qytetit te Fierit.

Sipas informacioneve te policise, shtepia i perket shtetasit Kozma Toska. Fatmiresisht nuk jane shkaktuar deme ne njerez por vetem demtime te pjesshme te baneses pasi jane thyer disa xhama dhe jane shkaterruar muret.

Gjate momentit te shperthimit, ne shtepi ndodheshin vetem dy persona te moshuar. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorit. Gjithashtu, po punohet per te identifikuar llojin e lendes plasese.

Top Channel