KQZ, numerohet kutia e katert, PS ne avantazh

12/07/2009 19:35

Komisioni Qendror Zgjedhor ka perfunduar numerimin e votave te kutise numer 3116 qe i perket KZAZ-se numer 19, ne Fier.

Pas numerimit rezultoi se Partia Socialiste eshte ne avantazh me 305 vota, ndaj 94 te Partise Demokratike.

Nga numerimi i tre kutive gjate dites, PS ka qene ne avantazh ndaj PD-se.

Ne kutine  Nr. 3006 qe i perket KZAZ-se 18, PS ka 301 vota, PD-se 226 dhe LSI-ja 22 vota.

Ne kutine me numer 3017, PS ka marre 124 vota, PD 94 dhe LSI-ja 17.

Ndersa nga numerimi i kutise numer 3027 te KZAZ-se numer 18 te qarkut te Fierit, PS kryeson me 134 vota ndaj 88 te PD-se dhe 14 te LSI-se.

Top Channel