Mburoja, SHBA marrin ne konsiderate oferten ruse

11/07/2009 18:45

Shtetet e Bashkuara po marrin serish ne konsiderate propozimin rus per te vendosur radarin e bazes se Gabalase, ne Azerbajxhan, per projektin e mburojes anti-rakete.

Nensekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka mberritur ne Gabala per te vizituar bazen ushtarake qe Azerbaixhani i ka lene me koncesion Rusise.

Gjithesesi, mediat ruse deklarojne se kjo vizite nuk do te thote se Uashingtoni ka hequr plotesisht dore nga projekti ne Ceki dhe Poloni.

Propozimi per ngritjen e nje radari nga SHBA ne Azerbaixhan u be dy vjet me pare nga presidenti i athershem rus Vladimir Putin, gjate nje vizite ne rezidencen e familjes Bush.

Ceshtja ne fjale u diskutua edhe diten e marte mes presidenteve Medvedev dhe Obama, gjate vizites se ketij te fundit ne Moske.

Top Channel