
Qeveria kineze deklaroi per here te pare zyrtarisht se deshiron qe dollari te mos jete me monedha e vetme rezerve e perdorur nga bota. Duke perdorur takimin e G8 (tete vendeve me te industrializuara te botes), Pekini e hodhi çeshtjen per diskutim me udheheqesit e botes, perfshire edhe Presidentin amerikan, Barack Obama.
Komentet e keshilltarit shteteror kinez Dai Bingguo ne prani te Presidentit Obama, shqetesuan disa udheheqes boterore, te cilet besojne se diskutimi mbi kete teme mund te shkaktoje termet ne tregje. Kryeministri britanik, Gordon Brown, u shpreh pas takimit se nuk i mbante mend fjalet e delegatit kinez dhe se ishte me shume i interesuar per nxjerrjen e botes nga recesioni.
“Nuk duam te japim pershtypjen se shansi i madh eshte prane dhe se marreveshjet aktuale do te shkaterrohen”, – tha ai.
“Ne duhet te kemi nje sistem me te mire per emetimin e monedhes rezerve dhe rregullimin e saj, ne menyre qe te mund te ruajme stabilitet relativ ne kurset e kembimit”, – u shpreh Dai, sipas deklarates se Ministrise se Jashtme Kineze.
Megjithese nuk e permendi dollarin tekstualisht, ai ishte i qarte ne kerkesen per t’u larguar nga rreziku qe mbart dollari si monedhe rezerve. Analistet thone se duket qarte qe kinezet e kuptojne se sot per sot nuk ka asnje alternative perveç dollarit si monedhe rezerve dhe se çdo ndryshim i sistemit, mund te kerkoje shume vite. Dollari u perdor si monedhe rezerve e botes qe pas Luftes se Dyte Boterore. Roli i saj mbetet vendimtar edhe sot.
Top Channel