Tragjedia e Ersekes, flasin te mbijetuarit

10/07/2009 20:20

Te mbijetuarit nga shembja e magazines se dritherave ne Erseke kane rrefyer per Top Channel momentet e aksidentit te rende, ku u gjenden nen rrenojat e nderteses.

Ata ndodhen ne spitalin rajonal te Korces ne gjendje jo te mire shendetesore, por gjithesesi jashte rrezikut per jeten.

“Jam goditur ne koke pasi na ra soleta direkt. Vdiqa nga koka, kam shume dhembje. Soleta me mbajti poshte rreth dy ore sa erdhi policia dhe na nxorri”, tregon nje prej te lenduarve.

Shpetim dhe Fatjon Shkoza humben jeten rreth ores 17 e 30 minuta te se enjtes ne Erseke, ndersa tre te tjere mbeten te plagosur rende nga shembja magazines se dritherave.

Te pese femijet ishin bijte e dy vellezerve Shkoza, nje familje e madhe e komunitetit egjiptian me banim ne qytetin jugor.

Ata ishin futur ne ndertese per te mbledhur hekur dhe per ta shitur ate per skrap. Gjate punimeve ata kane levizur nje prej kolonave qe mbante te ngritur ndertesen, e cila eshte rrezuar duke i zene poshte.

Top Channel