Termeti ne Kine, 10 mije shtepi te shkaterruara

10/07/2009 03:25

Me shume se 10 mije shtepi jane shkaterruar nga termeti qe ka goditur jugperendimin e Kines.

Lekundjet me magnitude 6 balle te shkalles Richter, qe preken provincen e Yunnanit, kane shkaktuar me shume se 336 te plagosur, 30 prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore.

Autoritetet jane vene menjehere ne levizje duke derguar tenda, ushqime dhe ilace ne zonat me te prekura.

Ngjarja ka ndodhur pothuajse nje vit pas termetit qe preku provincen e Sichuanit ne Kine ku humben jeten 68 mije persona.

Top Channel