Indi, 70 te vdekur nga alkooli

09/07/2009 16:00

Me shume se 70 vete kane mbetur te vdekur ne krahinen e Gujarat ne Indine veri-perendimore si pasoje konsumimit te produkteve alkoolike jo cilesore.

Numri i viktimave mund te rritet pasi shume te tjere qe kane konsumuar pijen e quajtur “Hooch”, nje produkt alkoolik vendas jane te shtruar ne spital ne gjendje te rende.

Policia indiane ka arrestuar nje person te dyshuar per shitjen e alkoolit dhe gjashte police jane pezulluar nga detyra sepse nuk kishin kryer kontroll.

Ne provincen Gujarat shitja dhe konsumimi i lendeve alkoolike eshte e ndaluar dhe lulezon shperndarja ilegale e pijes vendase “Hooch”.

Top Channel