Gazetat prestigjoze sulmojne Italine

08/07/2009 13:00

Gazeta e perditshme britanike “The Guardian” vazhdon te sulmoje Italine, duke e cilesuar ate si jo te denje per te organizuar samitin e vendeve te G8.

“Italia, e padenje per te organizuar samitin”, thuhet ne nje editorial te botuar ne numrin e sotem te gazetes prestigjoze, e cila sulmon edhe kryeministrin Berlusconi.

“Nese Italia deshiron Berlusconi-n kryeminister, G8-a a duhet ta pranoje Italine?”, shkruan gazeta, e cila permend edhe faktin qe kryeministri italian eshte ndare nga bashkeshortja.

Me tej ne editorial vihet theksi edhe tek situata ekonomike ne Itali. “Ceshtja eshte nese Italia, pas nje dekade te deshtuar ekonomike, u pergjigjet kritereve baze per te organizuar nje tryeze nderkombetare”, thuhet ne shkrim.

Por pervec “The Guardian”, Italia ka qene ne shenjester edhe te nje gazete tjeter prestigjoze, “New York Times”.

“Mungesa e pafalshme e aftesive organizative te Italise per samitin e G8 nuk le asnje hapesire per optimizem. Dhe nese ky sesion duhet te justifikoje kohen dhe perpjekjet, atehere eshte mire qe presidenti Obama te marre udheheqjen e tij”, shkruan gazeta.

Top Channel