Itali, Roma blindohet per samitin e G8

07/07/2009 00:05

Kur mungojne 48 ore nga nisja e samitit te vendeve te grupit G8, ne Rome ka filluar te mbizoteroje klima e takimit per shkak te masave te larta te sigurise.

Sipas mediave italiane, autoritetet lokale kane hartuar nje plan sigurie me disa nivele.

I pari, qe te garantojne sigurine maksimale per autoritetet qe do te kalojne tranzit ne Rome per ne Akuila, ndersa i dyti per te qene ne gatishmeri nese samiti transferohet ne kryeqytetin italian.

Gjithashtu, masat e sigurise jane rritur pasi per neser eshte paralajmeruar edhe protesta me moton “Jo samitit te G8”.

Top Channel