SHBA, zgjedhja e Obames nuk ul diskriminimin

25/06/2009 17:05

Ne Shtetet e Bashkuara, afro-amerikanet aprovojne veprimet e bera nga presidenti Barack Obama, por nuk po hasin ende ne renien e diskriminimit racor.

Keshtu thote nje sondazh i kryer per CNN, qe tregon se 96% e afro-amerikaneve miraton vendimet e Obames qe nga koha kur ka marre drejtimin e Shtepise se Bardhe.

Por 55 per qind e te intervistuarve deklarojne se diskriminimi racor vazhdon te jete nje problem i rende ne SHBA, pavaresisht zgjedhjes se nje presidenti me ngjyre.

 

Top Channel