Rama: Jo presion mbi nepunesit

25/06/2009 14:35

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka permbyllur fushaten zgjedhore ne Lushnje dhe Fier, duke leshuar mesazhet e fitores dhe te ndryshimit.

Mes entuziasmit te banoreve ne qytetin e Lushnjes ai tha se gara e se dieles nuk eshte beteje mes socialisteve dhe demokrateve por eshte beteja e Shqiperise qe eshte gjunjezuar sic tha ai nga varferia dhe korrupsioni.

“Kjo eshte beteja e familjeve qe nuk kane pune, beteja e Shqiperise se gjunjezuar nga varferia, nga analfabetizmi, beteja e shqiptareve te goditur nga dhuna”, u shpreh Rama.

Ne qytetin e Fierit kryetari socialist i meshoi shqetesimit per presionin qe sipas tij po ushtrojne drejtuesit militante te Partise Demokratike ne administrate ndaj nepunesve te shtetit, per te votuar kundrejt vullnetit te tyre.

Zoti Rama premtoi se politika e vjeter ne administrate do te marre fund me 28 qershor dhe garantoi nepunesit e shtetit te votojne te qete sepse askush nuk do mundet t’u preke vendin e tyre te punes.

“U them te gjithe mesuesve te Fierit se ne 28 qershor te shkojne te votojne pa frike per Partine Socialiste, per t’i dhene fund epokes ku mesuesit dhe nxenesit perdoren si kope neper mitingjet e partise ne pushtet”, tha Rama.

Shefi i socialisteve shprehu siguri dhe bindje se vota e 28 qershorit do te jete e mbrojtur dhe se askush nuk ka munesi ta ndryshoje fatin e kesaj beteje.

Top Channel