Ahmadinejad: Obama njesoj si Bush

25/06/2009 10:30

Pas deklarates se presidentit amerikan Barack Obama rreth situates ne Iran, Ahmadinejad ka reaguar duke e cilesuar ate te njejte me paraardhesin e tij George W. Bush.

“Deklaratat e Obames jane te njejta me ato te paraardhesit te tij George W. Bush”- tha Mahmoud Ahmadinejad cituar nga agjencia e lajmeve iraniane FARS.

Numri nje i Shtepise se Bardhe ne deklaraten e tij te fundit hoqi dore nga politika e kujdesshme ndaj Teheranit dhe kritikoi ashper dhunen e perdorur nga policia ndaj protestuesve si dhe vuri ne dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve te 12 qershorit ne Iran.

Top Channel