Ferrari buzeqesh: Fitoi sporti

24/06/2009 20:20

Ferrari ka leshuar deklaraten e pare zyrtare pas arritjes se marreveshjes me FIA-n per te mos i ndryshuar rregullat deri ne vitin 2012.

“Vitin tjeter do zhvillohet nje kampionat me shpirtin sportiv dhe teknologjik si dhe do te kete rregulla te qarta qe do t’i besohen nje komisioni te vecante te FIA-s”, theksohet mes te tjerash ne komunikaten e Ferrarit qe falenderon shoqaten e skuderive Fota, e cila nuk levizi asnje presje nga qendrimi fillestar.

Ne vijim, skuderia nga Maranello shprehet se gjithcka u be qe rregullat te mos ndryshojne nga nje njeri i vetem. “Skuadrat e bashkuara kane realizuar objektivin ne interes te sportit dhe protagonisteve te tij, duke filluar nga tifozet”, perfundon Ferrari. 

Top Channel