Nje 70-vjecar pensionist zviceran, peshkon ne ujerat prane brigjeve te Co-Claire ne Irlande, nje peshkaqen 480 kilogramesh, me i madhi i zene ndonjehere ne Europe.
“Ishte si te fitoje llotari”, tregon Joe Waldis, autor i kapjes rekord.
Zvicerani njoftoi se per te kapur peshkaqenin te gjate tre metra iu desh te pakten gjysme ore.
“Tentoi te ikte…megjithate ia dolem, kjo ishte lufta e jetes sime”, tregon me krenari Waldis, per te perditshmen irlandeze “Independent”.
Megjithate ishte shume e veshtire qe peshkaqeni te nxirrej nga deti, per shkak te peshes, ndaj Waldis bashke me dy shoket e tij, e terhoqen ate deri ne breg.
“Te shohim nese behet fjale per peshkaqenin me te madh ne bote, te kapur ndonjehere, por eshte e sigurt se ai eshte me i madhi ne Evrope”, thote pensionisti, i cili tashme eshte bere nje yll mes peshkatoreve te tjere.
Top Channel