Tashme ka ardhur sezoni turistik dhe nje problem qe shfaqet jo vetem per policine shqiptare, por edhe turizmin eshte moratoriumi i skafeve.
Ne fakt, ligjerisht moratoriumi i skafeve ka pushuar se ekzistuari, por jo per policine. Madje, per kete problem jane zhvilluar edhe nje sere debatesh, por ligjerisht, asnje nuk i ka dhene nje kuptim te plote kesaj çeshtjeje.
Sipas burimeve zyrtare te policise, moratoriumi vazhdon te jete ne fuqi, duke paralajmeruar ndeshkim per te gjithe ata qe do ta shkelin ate. Nga ana tjeter,drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prençi, pretendon se duhet nje ligj i dyte per te vertetuar se moratoriumit te skafeve i ka ardhur fundi. Ligji per ndalimin e mjeteve lundruese duhet abroguar nga Kuvendi i Shqiperise.
Por, ne fakt, Kuvendi i ka mbyllur punimet per kete legjislature, duke bere qe edhe kete vere, situata ne bregdetin shqiptar te jete e njejte me ate te tre viteve te shkuara. Por, kjo do te ndikoje negativisht jo vetem te turistet, te cilet prisnin prej tre vitesh heqjen e ketij moratoriumi, por edhe te bizneset ne zonat bregdetare, qe u jane bllokuar gjithe mjetet lundruese.
Policia thote se do te veproje mbi nje urdher te Ministrise se Brendshme per te mbajtur edhe kete sezon bllokimin e skafeve per te dale ne det, derisa te mblidhet Parlamenti tjeter. Veç kesaj, nga burimet policore mesohet nje lajm edhe me i keq, se moratoriumi do te vazhdoje deri ne liberalizimin e vizave.
Moratoriumi, i filluar qe ne vitin 2006, tashme ka mbaruar afatin e tij ligjor, por policia kufitare ne Durres, si dhe ajo e Vlores vazhdojne zbatimin e ketij moratoriumi megjithese kjo tashme nuk eshte e mbeshtetur ne asnje ligj. Aktualisht, pronaret e mjeteve te vogla lundruese nuk mund te dalin ne det. Ligji nr. 9509 i dates 3.4.2006 Per shpalljen e moratoriumit per mjetet motorike lundruese te Republikes se Shqiperise ka skaduar momentalisht, sepse ne nenin 2 te tij thuhet se afati i zbatimit te ketij ligji eshte 3 vjet nga data e hyrjes ne fuqi te tij.
Ligji i mesiperm eshte shpallur me dekretin e Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu nr. 4843 te dates 25. 04. 2006, nderkohe qe duke llogaritur edhe fillimin e vlefshmerise se tij (hyrjen ne fuqi 15 dite pas shpalljes ne fletoren zyrtare), ky ligj ka pushuar se ekzistuari.
Tashme qe ne Durres, Vlore e ne te gjitha qytetet e tjera bregdetare ka filluar sezoni turistik, qindra pronare skafesh dhe mjetesh lundruese qe i kane mbajtur te kyçura per tre vjet keto mjete, kane kerkuar qe te jepet leja per daljen ne det. Por pronaret e mjeteve lundruese kane ndeshur ne pengesa per te nxjerre ne det skafet e tyre qe kerkojne t’i vene ne sherbim te turisteve.
E vete keta te fundit kane sjelle skafe nga vendet ku punojne e jetojne, por prape nuk mund t’i nxjerrin ne det. Ata kane bere te ditur se nuk u jepet leja nga komandanti i kufirit per nxjerrjen e mjeteve ne det. Ne Durres mendohet ka me shume se 150 pronare skafesh dhe mjetesh me fuqi te vogel motorike qe kane dokumentacion te rregullt, por qe nuk lejohen te dalin ne lundrim.
Po aq thuajse jane edhe ne Vlore. Shume pronare skafesh dhe mjetesh te tjera motorike qe jane ndaluar deri tani te dalin ne det per shkak te ketij memorandumi pohojne se mezi kishin pritur nje dite te tille dhe ishin pergatitur per te dale ne det, ligjerisht dhe jo fshehurazi.
E keshtu, kjo ka sjelle jo vetem nje dem ekonomik per keta persona qe i perdorin per biznes, por edhe pakenaqesi te emigranteve qe kthehen per turizem ne Shqiperi. Madje, emigrantet tregojne qe nese skafet e tyre jane me dokumente te huaja dhe jo me dogane shqiptare e kane me te lehte te marrin nje leje lundrimi, duke vene re keshtu dy qendrime, te bazuara ne te njejtin ligj.
Top Channel