Senati Amerikan, rezolute per zgjedhjet

20/06/2009 08:25

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kerkojne Shqiperise qe me 28 qershor te zhvilloje zgjedhje te qeta, te drejta dhe te lira. Me ane te nje rezolute te miratuar diten e premte, Senati Amerikan ben thirrje per nje proces legjitim dhe te besueshem.

“Senati amerikan njeh arritjet demokratike te popullit te Shqiperise dhe shpreson se zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 jo vetem do te ruajne por edhe do te permiresojne transparencen dhe paanshmerine e demikracise ne Shqiperi”- thuhet ne rezolute.

Kryetari i Komisionit per Marredheniet me Jashte ne Senat, John Kerry si dhe disa senatore gjate prezantimit te rezolutes thane se “interesi i natyrshem qe ka Amerika ne Shqiperi nuk ka marre fund me pranimin e vendit ne NATO.”

“Ne shpresojme qe te gjitha palet te punojne se bashku per te patur nje proces zgjedhor te drejte, legjitim dhe te besueshem ne syte e popullit shqipetar dhe te partnereve europiane”- thuhet me tej ne deklarate.

Rezoluta e Senatit Amerikan vjen ne nje kohe kur incidentet elektorale jane shtuar dhe fushata elektorale eshte ne kulmin e saj.

Top Channel