Real, syte nga Ibra

20/06/2009 12:55

Real Madrid eshte hedhur ne sulm edhe per Zlatan Ibrahimovic dhe nese do t’u ofronte nje shume te kenaqshme, trajneri zikalter Mourinho nuk do te kundershtonte.

“Real tashme po bisedon per te marre sherbimet e Ibrahimovic. Dje u organizua nje takim mes perfaqesuesve te klubit madrilen dhe agjenteve te lojtarit”- thuhet ne te perditshmen spanjolle “Marca”.

“Nese do te behej nje propozim interesant atehere edhe vete trajneri portugez i Interit Jose Mourinho nuk do te kundershtonte kalimin e lojtarit ne Spanje”- shton me tej gazeta “Marca”.

Real vazhdon me merkaton e tij te bujshme dhe te kushtueshme megjithe kritikat e marra qe i cilesuan blerjet e Real “vulgare dhe te pabazuara ne realitetin e futbollit”.

Top Channel