Merkel: E zhgenjyer nga fjalimi i Khamenei
19/06/2009 18:45
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se ka mbetur e zhgenjyer nga fjalimi i sotem i liderit suprem iranian, Ali Khamenei.
“Per mendimin tim fjalimi i Khamenei ishte shume zhgenjyes. Eshte e rendesishme qe akuzat per manipulim te hetohen deri ne fund”, ka pohuar Merkel.
Kancelarja ka bere te ditur per gazetaret se ceshtja iraniane eshte trajtuar edhe gjate mbledhjes se Keshillit Evropian.
“Kemi folur per Iranin dhe kemi denuar perdorimin e dhunes. Ne vend duhet te kete liri shtypi”, ka shtuar Merkel.
Top Channel