Edhe daltoniket mund te behen pilote

19/06/2009 14:35

Deri me sot problemi i dallimit te ngjyrave pengoi nje numer te madh personash per te patur profesion te caktuar.

Fale nje testi te ri te shkencetareve te City University te Londres, kush eshte i prekur nga daltonizmi mund te realizoje aspiraten e tij per t’u bere… bie fjala pilot!

Daltonizmi, ne versionin e tij me te zakonte ka te beje me paaftesine per te dalluar jeshilen nga e kuqja, nje anomali vizive qe e kane 5 perqind e meshkujve dhe 0.5 perqind e femrave.

Njohja me saktesi e ngjyrave eshte thelbesore per nje pilot ne fazen e uljes se avionit. Kuadrati i komandes se nje aeroplani eshte i perbere nga sinjale me ngjyra te ndryshme.

Megjithate nga testi i ri nuk do te perfitoje vetem aviacioni, qe nder vite mund te kete humbur aviatore te zote per kete shkak, po edhe sektore te tjere.

Ky eshte lajm i mire per ata persona qe duan te behen ushtarake, police, zjarrfikes apo ne fushen e transportit.

Top Channel