Vera eshte nje stine e nxehte, jo vetem ne temperatura, po edhe ne energjite qe i jep njeriut, sidomos ne jeten sentimentale.

Ne kete periudhe te vitit mund te perfitohet per te patur njohje te reja, mund te gjendet shpirti binjak, apo t’i jepet nje shtyse e fuqishme marredhenies aktuale ne cift.

Bashkimi ne muaj veror eshte me i thjeshte. Psikologet jane te bindur se plazhet, natyra e bukur jane detaje qe nuk mund te anashkalohen, po duhen shijuar me qellim unifikimin me partnerin, qe con ne forcimin e lidhjes.

“Kush ka probleme me partnerin, duhet te perfitoje ne keto momente te nxehta per te krijuar caste te bukura intime. Ata qe jane vetem jane me te prirur per te gjetur shpirtin binjak pikerisht ne kete periudhe te vitit”, thone psikologet.

Sipas tyre pas muajsh te tere te ftohte, te erret te kaluar ne shtepi para televizorit apo kompjuterit, tani vjen vera me gjithe ngjyrat e saj.

Muajt e nxehte ofrojne me shume mundesi per argetim dhe per te kaluar ore se bashku, per te folur me gjate me partnerin por edhe me miqte ne pergjithesi.

Top Channel