
Kane shpenzuar nje mal me para per te studiuar ne universitetet me prestigjioze te Evropes Perendimore.
Kane harxhuar kohe dhe energji ne studime per te fituar me mund diplomat e nivelit master disavjeçar me 180 kredite ne keto universitete. Por ne Shqiperi perballen me nje mur te pathyeshem qe refuzon t’ua njohe keto diploma masteri.
Rreth 50 te rinj qe kane kryer studimet master ne universitetet perendimore dhe deshirojne qe te kryejne doktoraturat ne vend nuk mund ta bejne nje gje te tille.
Kjo per faktin se, siç pohojne edhe vete perfaqesuesit e komisionit te konvertimit te diplomave dhe certifikatave ne Ministrine e Arsimit i thone se duhet t’u nenshtrohen studimeve te masterit te nivelit te dyte ne Shqiperi dhe pastaj te vazhdojne studimet e doktoratures.
Ne kete menyre, ata nuk u njohin ketyre te rinjve studimet ne nivel masteri te kryera ne Evrope, por sipas Kornizes Shqiptare te Kualifikimeve ato vleresohen thjesht si studime te nivelit te dyte (DND).
Deri me 20 qershor eshte edhe afati i fundit qe keta te rinj kane per te aplikuar per doktoraturat, te cilat rrezikojne t’u digjen vetem per shkak te skemes se konvertimit te diplomave, qe ka miratuar Ministria e Arsimit. Kjo skeme “kapercen” standardet evropiane, duke i konsideruar studimet ne universitetet shqiptare me cilesore sesa ato te kryera ne emrat me te njohur te universiteteve evropiane.
Komisioni
Kjo strukture e MASH-it ofron procedurat e konvertimit te cikleve dhe titujt e studimeve universitare, jep dhe tabelen e konvertimit te diplomave, sipas cikleve ne Kornizen Evropiane te Kualifikimeve dhe sipas cikleve ne Kornizen Shqiptare te Kualifikimeve.
Ne baze te udhezimit te Ministrise se Arsimit te 3 shtatorit 2007, ky komision ka te drejte te administroje dhe te kryeje procedurat per te gjitha aplikimet per njohje te diplomave te ciklit te pare dhe te ciklit te dyte, te diplomave master i nivelit te dyte, si dhe te certifikatave te specializimit te fituara jashte shtetit.
Ai ka te drejte te beje edhe procedura verifikuese per te shmangur ndonje mundesi falsifikimi. Vertetimi i vertetesise se dokumenteve per te gjitha rastet perfshin edhe njohjen e drejtperdrejte per autenticitetin e diplomes apo certifikates se huaj, si dhe per statusin dhe legjitimitetin e institucionit qe e ka leshuar. Kjo kryhet nga SENJOD. Ky i fundit eshte i detyruar qe te perfundoje proceduren e njohjes brenda 90 diteve.
Mirepo, sipas vete te rinjve, qe kane trokitur ne keto zyra ka raste, kur nuk jepet pergjigje edhe pse mund te kene kaluar 5 muaj. Ka te tjere te interesuar qe pretendojne se i njejti nivel masteri per dike eshte njohur, kur per nje tjeter nuk eshte marre ne konsiderate.
Baze e vleresimit te programit dhe kursit te kryer jane lendet, ngarkesa mesimore ne kredite, vitet e studimit, plotesimi i kuadrit baze, rezultatet e te mesuarit, formimi themelor etj. Mirepo, ka raste kur nje master i mbrojtur ne vendet perendimore edhe pse ka kohezgjatje me te madhe se ata te mbrojtur ne Shqiperi, si dhe ka me shume kredite, perseri nuk njihet nga ky komision.
Braktisja
Nje nder kushtet e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian eshte edhe standardizimi i legjislacionit shqiptar ne perputhje me BE-ne.
Por, ne kete rast, standardet shqiptare duket se i tejkalojne edhe nivelet e BE-se. E ndersa behet propagande se po largohet truri dhe ai duhet patjeter qe te terhiqet ne Shqiperi, nga ana tjeter atyre qe vendosin te kthehen iu mohohen te drejtat qe ua njeh e gjithe Evropa, por jo Shqiperia.
Demi per keta te rinj eshte sa moral aq edhe material per investimin e kryer dhe si alternative duket se nuk mbetet tjeter veçse braktisja.
Top Channel