Klonohet Trakr, qeni hero i 11 shtatorit

18/06/2009 08:30

Ne 2001 u be i famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes pasi kontribuoi per te shpetuar te mbijetuarin e fundit te atentateve te 11 shtatorit, i mbetur nen rrenojat e Kullave Binjake.

Trakr, pastori tedesk i cili mallengjeu Ameriken, ngordhi dy muaj me pare. Por tani ne Californi jetojne pese kopje perfekte te tij.

Kafsha, sipas tv WCBSTV, eshte klonuar. Pese kelyshet e klonuar jane krijuar nga ADN-ja e Trakr, fale punes se shoqerise kaliforniane “BioArts International”.

Ideja e klonimit te qenit hero erdhi nga padroni i pastorit, ish-agjenti kanadez James Symington.

Kelyshet Trustt, Solace, Valor, Prodigy dhe Deja-Vu, kushtojne 100 mije dollare secili.

Top Channel