
Fantazia e trafikanteve te droges ne Meksike nuk ka limit. Korrieret e fundit te tyre jane bere peshkaqenet e ngrire. Agjentet e anti-trafikut zbuluan me shume se nje ton kokaine te fshehur brenda 20 peshkaqeneve ne nje anije mallrash ne portin e Progresos.
Pergjegjesit e ngarkeses deklaruan fillimisht se behej fjale thjesht per nje konservant qe i mbronte peshqit nga kalbezimi. Por testet laboratorike treguan me pas se lenda e dyshimte ishte kokaine e paster.
Kartelet e droges ne Meksike po kerkojne cdo dite e me shume mundesi te reja trafikimi te lendeve narkotike per ne Shtetet e Bashkuara. sasi te medha kokaine jane zbuluar deri tani edhe ne vende te tjera ta pazakonta, si kanace birrash, statuja fetare e brenda mobiljeve, por kjo e peshkaqeneve ishte padyshim nje risi.
Top Channel