Vriten 7 te huaj ne Jemen

15/06/2009 13:40

Polica e Jemenit ka njoftuar vrasjen e shtate shtetasve te huaj qe punonin per llogari te nje organizate nderkombetare ne spitalin e provinces se Saad-it ne kufi me Arabine Saudite.

Pese gjermane, nje inxhinier anglez se bashku me gruan dhe femijen e tij  dhe nje mesuese koreanojugore ishin marre peng diten e premte, nga keta shtate persona jane gjetur te vrare ne kufi me Arabine Saudite. Masakres kane arritur ti shpetojne vetem dy femije, nje anglez dhe nje koreanojugor.

Ministri i mbrojtes se Jemenit diten e diel akuzoi grupet rebele shiite si pergjegjese per pengmarrjen e tyre, akuze kjo e mohuar prej grupeve shiite, nderkohe qe nje lider lokal fisnor eshte shprehur se marrja peng e nente shtetasve te huaj dhe me pas vrasja e shtate prej tyre mund te jete veper e Al Qaeda-s.

Top Channel