Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
“Arsimi eshte viktime e filozofise 4 vjecare te qeverise, por nje program arsimor do te donte nga 10-20 vjet”. Me kete koment e ka nisur debatin per arsimin ne “Shqip” kreu i LZHK-se, Dashamir Shehi.
“Arsimi ka dale nga shina e nje reforme afatgjate dhe ka mbetur pre e spontanitetit. Arsimi per Shqiperine nuk eshte thjesht formule edukimi por fatekeqesisht per Shqiperine mbi shpatullat e arsimit qendrojne edhe disa detyra shtese qe eshte edukimi demokratik. Nepermjet arsimit po tentojme te rekuperojme kohen e humbur”, tha ai.
Sipas Shehit, Shqiperia ka 1/3-at e popullsise nen 23 vjec. “Kjo eshte e vetmja mundesi per t’i hipur trenit te Brukselit sepse ky material njerezor duhet te arsimohet dhe kualifikohet. Arsimi jone ka qene nje lloj piramide me baze te gjere dhe me maje te vogel. Duhet te rikthejme figuren e mesuesit si nje personazh i jetes publike. Ne jeten publike sot arsimtari eshte nje personazh gati i perbuzur. Askush nuk kujtohet qe nje drejtor gjimnazi eshte nje njeri shume i rendesishem”, nenvizoi Shehi.
Kreu i PDK-se ka kritikuar edhe arsimin privat, duke thene se ne jemi vendi i vetem ne bote qe ne universitetet private niveli eshte me i ulet se sa ne universitetin publik. “Nese sistemi i licensimit do jete i tille, do mbetemi ne kete pike. Duhet nje strukture autonome nga qeveria qe te kete kompetencat e licencimit”, u shpreh gjithashtu Shehi.
Top Channel