
Kur beteja per voten e 28 qershorit ka arritur ne fazen me kulmore, nje nga kartat me te forta qe po perdorin partite me te medha politike, eshte premtimi per krijimin qindra mije vendeve te reja te punes.
Pertej entuziazmit dhe premtimeve elektorale, te dhenat zyrtare per punesimin tregojne se qeverite shqiptare ne vite kane lene pas tyre nje tjeter realitet. Qe prej vitit 2001, sipas te dhenave te INSTAT, numri i te punesuarve ne vend eshte rritur zyrtarisht me vetem 53 mije vete. Por edhe kjo rritje me shume se reale i atribuohet statistikave.
Te dhenat tregojne mbi 80 per qind e vendeve te punes, te krijuara qe nga viti 2001 kane ardhur nga sektori bujqesor.
Qeveria i regjistron fermeret qe kane marre toke ne baze te ligjit 7501 si te punesuar, pavaresisht faktit nese, kete te fundit merren apo jo me aktivitet bujqesor.
Numri i vendeve te mirefillta te punes qe i perkasin biznesit dhe administrates ne 8 vite eshte vetem 10 mije.
Politikanet po premtojne sot, ne kulmin e fushates elektorale, se do te hapin per kater vjet deri ne 16 here me shume vende te reja pune se sa jane hapur ne tete vjet te marre se bashku. Kjo do te jete sfida me e madhe e ekonomise shqiptare, e cila pertej entuziasmit elektoral dhe rritjes se forte, ne vitet e fundit ka prodhuar papunesi, te pakten deri tani.
Top Channel