Ngjela: Kapitalizmi eshte kthyer ne pazar
15/06/2009 21:10
Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela takimin e tij te radhes e ka zhvilluar ne Korce. Ai ka shetitur i shoqeruar nga nje grup studentesh ne pjesen me te madhe te gjithe qytetit.
Ne ndalesen ne tregun e qytetit, Ngjela u shpreh se, eshte vetem nje Pazar, ashtu sic eshte katandisur sipas tij kapitalizmi shqiptar.
“Ky nuk eshte treg, por pazar. Kapitalizem do te thote treg dhe ne do ta kthejme ne treg, mos u merzisni”, u eshte drejtuar Ngjela tregtareve.
Top Channel