
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta takimin elektoral te radhes e ka zhvilluar ne rrethin e Gramshit.
Gjate fjales se tij ne mitingun ne qender te qytetit, Meta eshte shprehur se, e gjithe e majta do te bashkohet ne 29 qershor dhe se ai do t’i ftonte ata ne nje qeveri te perbashket per te nxjerre perfundimisht Berishen ne pension.
Meta ka bere nje paralelizem midis numrit 24, qe eshte edhe numri rendor i LSI ne listen e subjekteve politike ne zgjedhjet parlamentare dhe angazhimeve qe ai premton se do te mbaje pasi e majta te fitoje zgjedhjet.
“Dikush me pyeti, pse na ka rene numri 24 si LSI ne listen e partive per me 28 qershor? Sepse shqiptaret presin nga LSI dhe Ilir Meta qe me ardhjen ne pushtet te angazhohemi 24 ore ne 24 per t’u dhene familjeve shqiptare mundesi per te jetuar me dinjitet”, ka pohuar Meta.
Kreu i LSI-se tha gjithashtu se e majta e nxorri vendin nga kriza pas 97-es, ndersa Berisha e futi serish ne krize, ndersa iu eshte drejtuar gramshioteve se do ta nxjerre serish ate nga kriza.
Top Channel