Kthimi i shumepritur i Berishes

15/06/2009 17:50

Sheshi kryesor i qytetit te Bajram Currit te dielen pasdite ishte mbushur plot me njerez te cilet ndiqnin koncertet e organizuara per sofren dardane.

Ndersa ne rruget e qytetit u shfaqen shume banore te Tropojes dhe rrethinave, por edhe ata qe kishin vite qe ishin larguar.

Tema e dites ishte vizita qe kryeministri Berisha do bente nje dite me vone ne qytet. Banoret e Bajram Currit thone se, pavaresisht mungeses prej 12 vjetesh, Berisha ishte i mirepritur.

“S’ka problem. Ai ka shetitur tere Shqiperine dhe s’ka asnje problem”, eshte shprehur nje banor. “Kryeministri eshte ne shtepine e tij dhe mirese te vije”, ka deklaruar nje tjeter.

Pervec flamujve dhe posterave te shperndara gjate dites neper qytet, nisen te vendoseshin edhe tabela me urime mireseardhjeje per kryetarin e Partise Demokratike.

E njejta situate vazhdoi gjate gjithe mbasdites te se dieles, deri ne momentin kur u mbyllen koncertet e sofres dardane, kur u mesua se Berisha do vinte ne mbremje ne qytet.

Rruget qe te conin prane hotelit u mbushen me te rinj qe mbanin flamuj ne duar. Turma rrethoi eskorten e kryeministrit sapo ajo mberriti.

Ne keto kushte, kur kryeministri ndodhej mes turmes ne erresire, ruajtja fizike e tij ishte ne doren e simpatizanteve. Ata e kane shoqeruar ate deri prane deres se hotelit, ku me pas policet dhe truprojat rimoren gjithe situaten ne kontroll.

Pasi ka pershendetur turmen, Berisha, i shoqeruar nga bashkepunetoret eshte ngjitur ne dhomen e hotelit. Pak minuta me pas mberriti edhe bashkeshortja e kryeministrit, e cila ishte shkeputur prej tij per shkak te turmes.

Truprojat e kryeministrit, njesite speciale, forcat e Reneas, agjentet e sherbimit sekret, si dhe njesite e anti-terrorit ishin te pranishem aty.

Ata jane perpjekur te permbajne turmen e njerezve qe qendronte ne deren e hotelit, por qetesia nuk ka zgjatur shume. Kryeministri ka zbritur serish per t’i pershendetur njerezit, te cilet qendronin para hotelit.

Mengjesi i mitingut e ka gjetur qytetin e Bajram Currit ne masa te larta sigurie. Forca te shumta te policise dhe gardes bllokuan pothuajse te gjitha hyrjet dhe rruget e qytetit.

Taracat e pallateve kontrolloheshin nga garda, ndersa ne rruge u shfaqen njesite speciale. Vetem 20 minuta para nisjes se mitingut u nderpre edhe sinjali i telefonise celulare per t’u rikthyer pas largimit te kryeministrit.

Top Channel