Haxhinasto: Sektori i arsimit, ne gjendje te rende

15/06/2009 21:40

Deputeti i LSI, Edmon Haxhinasto ka kritikuar qeverine per situaten ne te cilen ndodhet sektori i arsimit ne Shqiperi.

“Per ata qe mbarojne shkollen e larte ka veshtiresi per te gjetur vende pune. Jane tre shtylla per arsimin, infrastruktura, kurrikula dhe burimet njerezore, qe te treja mungojne. Infrastrukture nuk ka, kurrikula eshte e dobet dhe burimet njerezore po ashtu”, ka pohuar Haxhinasto.

Sipas tij, LSI ka programin e duhur per rimekembjen e arsimit dhe per punesimin e te sapodiplomuarve.

“LSI ka planin “arsim per punesim” dhe qeverisja jone do te jete ne funksion te punesimit, rritjes se prodhimit vendas, ne menyre qe Shqiperia te kete nje zhvillim te qendrueshem”, ka theksuar Haxhinasto.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta