
Ministria e Shendetesise ka porositur 10 mije doza te tjera tamilfu, per te frenuar nje perhapje te mundshme te gripit te derrave ne Shqiperi.
Specialiste te Institutit te Shendetit Publik thone se temperaturat e larta nuk e favorizojne perhapjen e virusit, por mundesia me e madhe e prekjes se Shqiperise nga H1N1 eshte ne vjeshte, ne sezonin e gripit.
Specialiste te Shendetit Publik kerkojne forcimin e sistemit te komunikimit te qytetareve me qendrat shendetsore.
“Pavaresisht kurimit ne shtepi, pacientet duhet te qendrojne ne kontakt me mjekun e familjes. Per kete duhet edhe nje permiresim i sistemit te komunikimit”, tha shefja e Departamentit te Semundjeve Infektive, Silva Bino.
Shenjat e gripit te derrit jane pothuajse te njejta me nje grip te zakonshem dhe personat me te riskuar jane ata qe mbartin nje semundje .
Bino sqaron se ky virus ne te gjithe Europen nuk eshte shfaqur agresiv si ne vende te tjera ku jane shenuar edhe raste vdekjesh.
Top Channel