Gjinushi: Analfabetizmi, plage e arsimit

15/06/2009 21:50

Skender Gjinushi mendon se me renien e sistemit komunist ne Shqiperi u rrezua edhe gjithe piramida arsimore. Sipas kreut socialdemokrat, gjate kater viteve te fundit, treguesit jane te tille qe tregojne se nuk jane arritur rezultatet e duhura.

“Analfabetizmi ngelet nje nga plaget e reja sepse braktisja e shkolles eshte ne shifrat 40-50 %. Kemi perkeqesim te situates sepse reforma quhej e tille vetem me ndryshimin e mesuesve dhe drejtoreve te shkollave”, the Gjinushi ne “Shqip”.

Ne vijim, ai komentoi edhe gjendjen e arsimit te mesem, duke thene se Shqiperia sot duhej te ishte ne nivelin ku cdo i ri do duhej te mbaronte arsimin e mesem. “Kemi perkeqesim te arsimtareve pa arsimin perkates dhe nese kemi arsimtare te dobet do kemi edhe nxenes te dobet”, u shpreh ai.

Per sa i perket arsimit te larte, Gjinushi pohoi se ka nje paqartesi per Karten e Bolonjes. “Ka nje populizem sepse eshte me e veshtire te hapesh nje qebaptore apo floktore se sa te hapesh nje universitet privat. Hapja e universiteteve duhet te shoqerohet me rritje te cilesise”, qartesoi ai.  

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta