Fushata, Milo ne Pogradec

15/06/2009 20:50

Kryetari i PDS, Paskal Milo ka vizituar sot Pogradecin, duke kerkuar voten e qytetareve. Gjate fjalimit te tij, Milo ka theksuar se koalicioni per ndryshim synon te ofroje nje qeverisje te mire qe u ka munguar shqiptareve.

“Shqiperia ka nevoje per nje kryeqeveritar qe nga mengjesi e deri ne darke te mendoje per shqiptaret, si e si t’ia u beje jeten me te mire”, ka pohuar Milo.

Ndersa kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi prezantoi listen e kandidateve per deputete ne Kukes dhe Has.

Ai tha se shqiptaret nuk mund te vazhdojne t’i besojne me qeverisjen nje kryeministri si Sali Berisha.

“Ne do t’ua shperbljeme me pune dhe vetem me pune voten tuaj dhe jo me korrupsion dhe vjedhje si qeveria aktuale”, ka deklaruar Gjinushi.

Nderkohe, koncerti i organizuar nga G99, Rrok dhe Politike ka udhetuar drejt Krujes. Kreu i G99 Erion Veliaj eshte shprehur se, koha e qeverise vetem per nje familje ka mbaruar dhe se jane vetem te rinjte ata qe do te fitojne ne 28 qershor.

“Me 28 qershor t’iu themi atyre se koha juaj ka marre fund, se qeverisja per nje familje te vetme ka marre fund dhe se do te jete qeveria e gjithe shqiptareve”, ka theksuar Veliaj.

Top Channel