
Gazeta e komunitetit shqiptar ne Angli, “The Albanian”, ndau cmimet “Personalitetet e vitit 2009”.
Xhimi Marku, fituesi i konkursit burri me i forte ne Britanine e Madhe, si dhe deputeti laburist John Grogan ishin me te votuarit nga lexuesit e gazetes.
Cmimi iu dha atyre gjate nje ceremonie ne parlamentin anglez.
Zevendesambasadorja shqiptare ne Londer, Teuta Starova i dha cmimin Grogan me motivacionin “per mbeshtetje dhe promovim te vlerave shqiptare ne parlamentin britanik”.
“Ky cmim me shtyn te punoj me shume per shqiptaret dhe te loboj me qellim njohjen nga me shume vende te pavaresise se Kosoves”, u shpreh Grogan.
Nderkohe Marku, nga ana e tij u shpreh i lumtur per kete cmim mirenjohjeje, me nje vlere te madhe morale.
Top Channel