
Kryetari i demokrateve Sali Berisha inaguroi fillimin e punimeve per ndertimin e rruges Cakran te Fierit , me gjatesi 14.7 km dhe vlere rreth 300 milion leke.
Gjate takimit me banore te Cakranit zoti Berisha tha se Mallakastra ne projektin e qeverise eshte nje nga zonat me te rendesishme te vendit. Perkrah kandidateve te qarkut te Fierit kryetari demokrat tha se ne mandatin e dyte qeverises Mallakastra do te kete nje nga rrjetet me te mira infrastrukturore.
Kryetari demokrat ne diten e fundit te aplikimit per karta identiteti per shtetasit pa pasaporte, leshoi kete thirrje:
“I merrni leternjoftimet, per t’i faktuar Europes dhe botes se po votojme me dokumenta moderne dhe se jemi te perkushtuar per zgjedhje te lira dhe te ndershme”, u shpreh Berisha.
Ne nje tjeter takim me banore te Mallakastres kryetari demokrat Sali Berisha, tha se mandati i dyte qeverises do te jete mandati i ujit te pishem duke premtuar 24 ore uje per gjithe shqiptaret, ndersa ne Mallakaster premtimi per zonen ishte ndertimi i rrjetit te vaditjes dhe ashtu si dhe ne Cakran projekti i ullirit. “Une uroj qe ju te mbillni 10 milione rrenje ullinj, te cilat ne do t’i subvencionojme nje per nje”, premtoi Berisha.
Por shefi i demokrateve ne Mallakaster kaloi me mesazhet e tij pertej se djathtes kur iu drejtua te gjithe socialisteve shqipare se Edi Rama kerkon t’i zevendesoje njerezit me idealet e ndertimit dhe sekretet e lejeve te ndertimit.
Top Channel