Teheran, protestuesit opozitare sulmojne institucionet

14/06/2009 12:20

Tensionohet situata ne Iran pas zgjedhjeve presidenciale ku ne krye te shtetit islamik u rikonfirmua Mahmud Ahmadinexhad.

Mbeshtetesit e kandidatit opozitar Musavi kane dhunuar disa banka, nje zyre te kompanise publike te telekomunikacionit dhe disa kioska gazetash ne qender te Teheranit. Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve ANSA, sipas se ciles, tre banka jane shkaterruar plotesisht.

Nderkohe, kandidati moderator Mir Hosein Musavi eshte ne arrest shtepie pasi i ndalohet te takoje cdo aktivist politik. Sipas drejtuesit te partise reformiste, Rajab Ali Mazrui, disa drejtues te tjere te levizjes jane arrestuar para se te merrnin pjese ne nje mbledhje me Musavin.

Paraditen e sotme jane zhvilluar perleshje mes policise dhe protestuesve ne sheshin ”Vali Asr” ku sot pasdite presidenti Ahmadinexhad do mbaje fjalimin e fitores. ”Vdekje diktatorit” kane thirrur gjate gjithe nates mbeshtetesit e kandidatit opozitar, ndersa mesohet se rreth 100 protestues jane arrestuar.

Top Channel