Kanada, tjeter viktime nga gripi i derrave

14/06/2009 08:10

Virusi A/H1N1 ka shkaktuar nje tjeter viktime.

Behet fjale per nje 40 vjecar ne Kanada, i cili po vuante prej disa ditesh pasojat e gripit te derrave. Ai nderroi jete mbremjen e djeshme ne spitalin e qytetit te Montrealit pasi u mbajt nen vezhgim per disa dite nga mjeket. Lajmin e bejne te ditur autoritetet e shtetit te Kebekut, sipas te cileve, ky eshte rasti i peste i vdekjes nga gripi i derrave ne kete shtet.

Viktima vuante edhe nga nje semundje tjeter, cka e komplikoi me shume gjendjen e tij. Pavaresisht ilaceve anti-virale qe mjeket i injektuan, sistemi i tij imunitar u dobesua shume dhe fitimtare ne kete rast doli semundja.

Top Channel