
Kandidati i Partise Demokratike ne qarkun e Fierit, Sokol Olldashi vizitoi tregun e komunes Bubullime dhe te fshatit Imsht te Lushnjes, ku kesaj here la tregtaret dhe perfaqesuesit e biznesit te vogel qe te shpreheshin.
“Gjerat po ecin shume me mire. Kjo qeveri te punoje sic ka punuar, po te munde edhe me shume”, eshte shprehur nje tregtar.
“Ne do te punojme me shume”, ia ka kthyer atij Olldashi, te cilit tregtaret i kane garantuar se, “voten e ke te marre”.
Nderkohe, aleati i PD ne zgjedhje, kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikolle Lesi, gjate nje takimi ne qytetin e Lezhes kerkoi qe zgjedhesit te votojne per numrin 3 ne fleten e votimit, pra per ate dhe partine e tij.
Pas kesaj kerkese, zoti Lesi beri edhe nje nga premtimet me te cuditshme te fushates elektorale, qe prek padyshim nje nga ndjeshmerite e lezhjaneve.
“I garantoj lezhianet se sapo te kthehem, ekipi i Beselidhjes do te jete ne superiore dhe ne maksimumin e tij”, ka premtuar Lesi.
Ndersa kryetari i Legalisteve, Ekrem Spahia prezantoi ne Laprake te Tiranes kandidaten Zhaneta Ndregjoni. Ai perfitoi nga rasti per te akuzuar kundershtaret socialiste, se jo vetem qe nuk kane ndryshuar dhe jane te njejtet si ne ‘97, apo 44, por se ka adoptuar nje filozofi dhune.
“Ajo ka nxjerre me kohe alibine per kartat, vret aktivistet e djathte, por nuk do te shpetoje nga humbja me 28 qershor. Me 28 qershor do fitoje Shqiperia”, ka pohuar Spahia.
Aleati tjeter i PD, kreu aleancist Neritan Ceka gjate turit zgjedhor ne Elbasan zhvilloi nje takim me shtabin zgjedhor te forumit rinor aleancist.
Ai nenvizoi se arsimi do te jete nje nga prioritetet e partise se tij. Me pas zoti Ceka u tkaua me kryeministrin Berisha ne nje takim ku u nenvizua se vizioni, programi dhe kualiteti i Aleances Demokratike jane nje shans per koalicionin Aleanca e Ndryshimit.
Top Channel