
Parregullsite me listat e zgjedhesve ne Shqiperi, ku ende ekzistojne persona qe jane 159 vjec gjen jehone edhe ne median britanike.
Ne numrin e sotem gazeta me e madhe ne vend “The Sun” me titullin “Shqiptaret e vdekur mund te votojne”, shkruan rreth ketij fenomeni qe ndodh vetem ne Shqiperi.
“Shqiperia i jep shansin per te votuar me 28 Qershor te gjithe qytetareve perfshi edhe ata te lindur ne shekullin e 19”, thuhet ne fillim te artikullin ne “The Sun”.
Kjo gazete i referohet zbulimit te ketij skandali nga Partia Socialiste e cila dy dite me pare beri publik, rastin e nje 159-vjecareje qe ekzistonte ne listat e qytetareve me te drejte vote.
“The Sun” thekson se te tilla raste mund te jene me mijera.
Kjo gazete me rreth 3 milion lexues, ka kontaktuar nje zedhenes te Ministrise se Brendshme i cili eshte shprehur se eshte gabim te hiqen nga listat e zgjedhesve personat qe jane mbi 90 vjec.
Por nje zedhenese e Partise Socialiste ka deklaruar per “The Sun” se 17,000 shqiptare, gati sa votat e nevojshme per te zgjedhur dy deputete, jane te moshes nga 90 deri ne 150 vjec.
Top Channel