
Kryetari i Gjykates Supreme te Kosoves, Rexhep Haxhimusta, me ftese te homologes se tij shqiptare, Shpresa Becaj, ndodhet per nje vizite zyrtare ne Shqiperi.
Haxhimusta eshte pritur dje nga te gjithe anetaret e Gjykates se Larte. “Vizita eshte quajtur shume e vlefshme nga te dyja palet, pasi ka si qellim jo vetem njohjen me nga afer te drejtuesve te ketyre institucioneve te rendesishme te drejtesise, por dhe institucionalizimin e bashkepunimit, te nisur tashme mes dy gjykatave”, tha Ida Vodica, shefe e marredhenieve me Publikun ne Gjykaten e Larte shqiptare.
Sipas saj, Becaj ka vleresuar perpjekjet qe shteti i ri i Kosoves ka bere dhe po vazhdon te beje ne te gjitha fushat e jetes, e veçanerisht ne drejtim te gjyqesorit, duke i shprehur besimin se ata do te dine t’i zgjidhin problemet e tyre me maturi dhe sukses, duke pasur gjithmone mbeshtetjen e vendeve fqinje dhe shume te aferta si Shqiperia.
Gjate diskutimeve, anetaret e Gjykates se Larte te Shqiperise e kane njohur Haxhimusten me funksionimin e sistemit te gjyqesorit ne vendin tone.
Gjithashtu, edhe anetaret e Gjykates Supreme te Kosoves i kane njohur koleget e tyre shqiptare me organizimin gjyqesorit ne Kosove.
“Sipas zotit Haxhimusta dhe dy kolegeve te tjere kosovare, Kosova eshte çdo dite e me shume duke u kujdesur per reformat aq shume te domosdoshme ne te gjitha fushat, si dhe ne drejtesi, per te arritur ndryshimin e mentalitetit dhe perceptimit te qytetareve kosovare mbi drejtesine dhe venien e kesaj te fundit gjithmone ne sherbim te tyre”, perfundoi Ida Vodica. Kryetari i Gjykates Supreme te Kosoves eshte pritur dje ne nje vizite te veçante nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi.
Top Channel