Rama ne Bulqize: Votoni te ndryshojme Shqiperine

13/06/2009 15:40

Ne qytetin e mineres dhe te minatoreve, por fatkeqesisht dhe ne qytetin e tragjedive ne Galeri, ne Bulqize, kryetari i PS, Edi Rama eshte ndalur gjate ne fjalen e tij perballe banoreve te ketij qyteti tek e ardhmja e tyre duke orfuar vizionin e tij per ndryshimin.

“Bulqiza eshte shembulli me kuptimplote i kesaj politike te vjeter qe i ka kthyer kurrizin njerezve”, tha Rama.

“Historia e dhimbshme e ketij qyteti ku cdo muaj humb jeten nje minator, – tha Rama, – duhet te marre fund”.

 Ai tha se Bulqizes duhet t’i kthehet dinjiteti i qytetit simbol te minatoreve.

Kjo deklarate vjen vetem disa dite pasi kryetari i PS-se nenshkroi nje marreveshje me sindikaten e minatoreve dhe ish-minatoreve duke firmosur plotesimin e kerkesave te tyre, per pensionin dhe uljen e moshes se daljes ne pension ne 59 vjec.

Zoti Rama u beri apel qytetareve ne Bulqize dhe gjithe Shqiperine per te votuar per politiken e re te ndryshimit qe sic tha ai do t’i jape fund varferise  papunesise dhe kushteve cnjerezore ne pune.

Top Channel