Poli i Lirise, Ndoka prezanton Qetesorin

13/06/2009 20:55

Ne Orikum, Nard Ndoka prezantoi kandidatin e Polit te Lirise, Qetesor Ferrunaj. “Pretendoj dhe mendoj se do ta coj deri ne fund ate qe ju vendosni”, eshte shprehur Qetesori para elektoratit.

Ndersa kreu i demokristianeve, Ndoka, duke akuzuar se PS dhe PD nuk perfaqesojne interesat e emigranteve, premtoi lehtesira fiskale ne rast se koalicioni i tij vjen ne pushtet.

“Ne iu premtojme se te gjithe ata qe rikthehen ne Shqiperi dhe ngrene bizneset e tyre, per 5 vjet do te jene pa taksa”, ka premtuar Ndoka.

Ndersa kandidati i LZHK-se Aleksander Meksi, ne nje takim elektoral foli per dy masa konkrete qe sipas tij do te ndikonin ne forcimin e rendit dhe sigurise.

“Ne kerkojme rend. Ne kemi kerkuar qe te kemi hetues dhe prokurore private, qe nuk jane te shtetit. Gjithashtu kemi kerkuar xhandarmerine, qe jane forcat e armatosura te ushtrise”, eshte shprehur Meksi.

Top Channel