Lohan: Zgjedhjet? Po ju ndjekim me shume vemendje

13/06/2009 08:45

Nderkombetaret ne Shqiperi e perqendrojne vemendjen te zgjedhjet e 28 qershorit, duke vezhguar me lupe forcat politike.

Ambasadori i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan, dy jave perpara zgjedhjeve ka kerkuar nga forcat politike qe t’i tregojne Bashkimit Europian pjekurine politike per te realizuar zgjedhje te lira. Ky eshte mesazhi qe ambasadori Lohan ka percjelle dje ne nje aktivitet te organizuar nga Ministria e Integrimit. Lohan theksoi dje se zgjedhjet jane nen lupe.

“Shqiperia ka mundesine t’i tregoje BE-se se ka rritur nivelin e pjekurise dhe se ka kapacitetet te organizoje zgjedhje te ndershme dhe te lira sipas standardeve europiane. Po e monitorojme kete test me nje vemendje te jashtezakonshme. Duhet konsensusi i paleve ne Parlamentin e ri per integrimin e Shqiperise”, deklaroi Helmut Lohan.

Kreu i delegacionit te KE-se Helmut Lohan, e vleresoi shume konferencen “Drejt Europes” jo vetem se motoja e saj eshte kryefjala e objektivave kryesore politike te Shqiperise, por edhe se kjo konference permbyll nje projekt nga i cili Ministria e Integrimit, si partneri kryesor i delegacionit te KE-se dhe interlokutore e qeverise shqiptare, ka perfituar shume nga ky projekt i suksesshem.

“Shqiperia ka arritur nje nivel thelbesor te demokracise, nivel i cili duhet demonstruar ne javet ne vijim me perfundimin me sukses te ketij procesi zgjedhor dhe me zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme me 28 qershor”, tha Lohan ne fjalen e tij, duke shtuar se Bashkimi Europian dhe te gjithe miqte e tjere te Shqiperise jane duke e ndjekur me vemendjen dhe interes maksimal procesin zgjedhor.

Ministria e Integrimit, ne bashkepunim me delegacionin e Komisionit Europian ne Tirane, organizuan dje konferencen “Drejt Europes”, me rastin e mbylljes se projektit te asistences teknike me nje vlere 2.5 milione euro, e cila mbeshteti qeverine shqiptare per ngritjen e kapaciteteve administrative per procesin e integrimit. Ne fjalen e saj ne kete konference, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu shprehu falenderimet per mbeshtetjen e KE-se ne fuqizimin e kapaciteteve administrative te Shqiperise, çka ka ndikuar ne bilancin pozitiv te procesit te integrimit, me nje “track rekord” te kenaqshem te zbatimit te MSA-se dhe me aplikimin e vendit per anetaresim.

“Tri vjet pas nenshkrimit te MSA-se dhe me hyrjen ne fuqi te marreveshjes, integrimi europian vazhdon te jete prioriteti kryesor i qeverise shqiptare dhe i shoqerise shqiptare ne pergjithesi. Kjo eshte shprehur qartesisht me paraqitjen e kerkeses per anetaresim nga Shqiperia me 28 prill”, nenvizoi ministrja Bregu. Objektivi i projektit SMEI ishte forcimi i kapaciteteve te Ministrise se Integrimit per zbatimin e MSA-se si dhe forcimi i sistemit te menaxhimit te asistences komunitare. Shuma e vene ne dispozicion nga BE ishte 2 milione euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta