Korce, Mediu: Hyrja ne BE, sfida e radhes
13/06/2009 20:05
Kryetari republikan Fatmir Mediu eshte ndalur ne Korce, ku ne nje takim me anetare dhe simpatizante ka deklaruar se pas anetaresimit ne NATO, sfida e koalicionit te djathte eshte integrimi ne BE.
Mediu nenvizoi edhe nje here angazhimin e partise se tij per zgjidhjen e ceshtjes se pronave.
“Zeri republikan ne Kuvend do te jete zeri i Korces dhe i mbare Shqiperise. Zeri i njerezve qe besojne ne moralin dhe respektin karshi njeri-tjetrit”, ka pohuar Mediu.
Top Channel