
Spitali i Kivasos ne Torino ka nisur nje hetim mbi shkaqet e vdekjes se nje punetori shqiptar. Xhevdet Agaj ishte shtruar ne kete spital me dhembje te forta ne zonen e kraharorit, por pas 12 oresh ne vezhgim u la te largohej.
42 vjecari nderroi jete me pas gjate nates ne shtepine e tij. Agaj dha shpirt ne krahet e te shoqes 6 muajshe shtatzene, ndersa ka dhe nje femije 8 vjec.
Duke qene se kish qene perhere nje njeri me fizik te shendetshem, ankesat e tij per shtrengime te forta ne gjoks dhe veshtiresi ne frymemarrje i shtyne familjaret te therrisnin menjehere urgjencen.
Ne spital, 42 vjecarin e kishin vizituar dy mjeke dhe i ishin bere analizat e nevojshme, perfshire elektrakardiogramen dhe gjakun komplet.
Pasi e mbajten te shtruar 12 ore, mjeket i thane se mund te shkonte ne shtepi, megjithese Agaj vazhdonte te perseriste se kishte akoma dhembje ne gjoks.
Nje pjese e shtypit italian e pershkroi ngjarjen si nje tjeter episod prove te neglizhences se mjekeve italiane.
Top Channel